Tiranë | Lista e kandidatëve të PD-së, përfshihen ish-deputetët socialistë

Partia-Demokratike

Ka zgjatur rreth 2 orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u zyrtarizuan emrat e 140 kandidatëve për deputetë. Kryeministri Sali Berisha në orët e vona të mbrëmjes deklaroi se listat e kandidatëve të deputetëve janë të plota. “Listë fitoreje, listë e shkëlqyer fitoreje. Ju keni qarkulluar gjatë gjithë këtyre ditëve emra dhe kjo është e drejta juaj. E vërteta është se lista shumë shpejt dorëzohet dhe keni gabuar në shumë raste në parashikimet tuaja, por kjo është çështja juaj. I pyetur rreth listave të PS, Berisha tha: “Nuk kam asnjë koment të vetëm, se kam qenë i zhytUr në një punë intensive të selisë, mos harroni se ne kemi aleatët tanë të vendosur sipas pozicioneve dhe sa i përket palës tjetër, komenti më i mirë është ‘no comment’. Kreu i qeverisë vlerësoi maksimalisht figurën e ish-deputetit socialist Kastriot Islami. “Absolutisht e konsideroj një meritim të tij, sepse ai u bë një nga zërat më kredibël, më të besueshëm në mbrojtje të interesit publik për të cilin e përjashtoi dhe kreu i tij. Shumë normale është përfshirja e tij në listat tona”. Në lista u përfshinë emrat e tre deputetëve socialist të shkëputur nga grupi i tyre: Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Aslllan Dogjani. Po ashtu, nën siglën e Partisë Demokratike do të garojnë edhe kryetarët e partive kryesore aleate. 6 kryetarë partish aleate janë të përfshirë në listat e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu në Korçë, Shpëtim Idrizi në Fier, Dashamir Shehi në Tiranë, Nard Ndoka në Shkodër, Ekrem Spahia në Dibër dhe Lufter Xhuveli në Elbasan.

LISTA PARAPRAKE E KANDIDATEVE TE PD

Advertisement

QARKU TIRANE
1. SALI BERISHA
2. MYQEREM TAFAJ
3.MAJLINDA BREGU
4. HALIM KOSOVA
5. FLORJON MIMA
6. GERTI BOGDANI
7. DASHAMIR SHEHI
8. JORIDA TABAKU
9. EDI PALOKA
10. KELTIS KRUJA
11. KASTRIOT ISLAMI
12. ASLLAN DOGJANI
13. VISAR ZHITI
14. ARBEN QIRJAKO
15. GENT DELIALLISI
16. TRITAN SHEHU
17. ILIR RUSMALI
18. JEMIN GJANA

QARKU SHKODER
1.JOZEFINA TOPALLI
2. HELIDON BUSHATI
3.VOLTANA ADEMI
4.NARD NDOKA
5.GJOVALIN BZHETA

QARKU KUKES
1. FLAMUR NOKA
2. BESNIK DUSHA
3. ALBAN ZENELI
QARKU BERAT
1.GENC POLLO
2. ASTRIT VELIAJ
3. LEFTER MALIQI
4. MEHMET XHEKA

QARKU DURRES
1.EDUARD HALIMI
2. GENT STRAZIMIRI
3. ALBANA VOKSHI
4. IGLI CARA
5. OERT BYLYKBASHI
6. OSMAN METALLA
7. VULLNET TOPALLI
8. LUFTER XHUVELI

QARKU ELBASAN
1. ARBEN IMAMI
2. EDUARD SELAMI
3. ARDIAN TURKU
4.LUÇIANO BOÇI
5. DASHNOR SULA
6. ARDIOLA HALIMI
7. AUREL BYLYKBASHI
8. IRENA PROGNI

QARKU FIER
1. SOKOL OLLDASHI
2. MESILA DODA
3. SHPËTIM IDRIZI
4. KOZMA DASHI
5. BEDRI MIHAJ
6. MYSLIM MURRIZI
7. FLORIAN DANI
8. FERDINAND MURATI

QARKU LEZHE
1. ALDO BUMÇI
2. GJOVALIN KADELI
3. ALBINA DEDA
4. VASIL BICAJ

QARKU DIBER
1.SHEREFEDIN SHEHU
2. ROLAND KETA
3. EKREM SPAHIA
4. BEDRI HOXHA

QARKU KORCE
1. RIDVAN BODE
2.ELENA QIRICI
3. EDMOND SPAHO
4. FATMIR MEDIU
5. GJERGJI PAPA
6.FATBARDH KADILLI
7. LEONARD OLLI
8. VIKTOR DURO

QARKU GJIROKASTER
1. GENC RULI
2. SPIRO KSERA
3. ALIJE KOKALARI

QARKU VLORE
1. ASTRIT PATOZI
2. ARBEN RISTANI
3. LILJANA ELMAZI
4. ARDIAN KOLLOZI