SHBA – Arrestohet i dyshuari se vendosi bombë në “Times Square”

Lajmin e ka bërë të ditur prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, i cili ka saktësuar se personi në fjalë quhet Faisal Shahzad, një shtetas amerikan me origjinë pakistaneze. Ai u arrestua në aeroportin “JF Kennedy”, në përpjekje për të fluturuar për në Dubai, ka deklaruar Holder. Kryeprokurori amerikan ka shtuar më tej se në ngjarje ka të përfshirë edhe persona të tjerë. “Dhe ne nuk do të gjejmë paqe derisa t’i nxjerrim të gjithë para drejtësisë”, ka shtuar Holder. Makina me bombë u vendos ditën e shtunë në “Times Square” dhe u zbulua nga një shitës ambulant që lajmëroi policinë, e cila caktivizoi eksplozivin.

Advertisement