Sëmuret Mick Jagger, anulohet turneu amerikan i “Rolling Stones”

Për të gjithë ju që kishit blerë biletat, na vjen keq t’ju themi por turneu i grupit legjendar “Rolling Stones” është anuluar.

Ky anulim erdhi pasi artisti Mick Jagger duhej të bënte një trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes së tij.

Advertisement

“U kërkoj falje të gjithë fansave tanë në Amerikë dhe Kanada, të cilët i kanë blerë biletat. Ndihem shumë keq që ju kam tradhtuar në këtë mënyrë. Jam i zhgënjyer për anulimin e turneut, por do të angazhohem intensivisht, në mënyrë që të kthehem në skenë sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar 75-vjeçar në rrjetet sociale.

Zëdhënësi i grupit legjendar ka thënë se pritet që Jagger të shërohet plotësisht, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për rinisjen e turneut.

/News31.al/