NEW MUSIC|Alban Skënderaj: “Faleminderit”

Edhe një këngë e re i është bashkuar numrit të madh të projekteve që kanë ardhur kohët e fundit në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtarin shqiptar, Alban Skenderaj që ka sjell videokëngën e re para fansave të vetë. “Faleminderit”, titullohet kënga e re e rokerit, i cili njihet për një numër të madh të hiteve të sjella ndër vite. Artisti shfaqet i veshur me shumë stil teksa ka të veshur pallto dhe këpucë të markës Timberland. Kënga është një histori dashurie e përfunduar, por për romancën e tij është falënderues dhe mirënjohës.

Advertisement

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur vetë këngëtari gjersa video është xhiruar nga “Talelli Production”

Ndryshe, Albani ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i publikon gjatë muajve në vijim.

/Telegrafi/