NEW MUSIC | Tayna – “Kce”

Reperja e njohur kosovare Tayna sapo ka lansuar këngën e saj më të re me videoklip, në të cilin ajo rreth vetes ka mbledhur disa vajza.

Këngëtarja këngën e ka titulluar “Kce” ndërsa klipi është xhiruar edhe në studion e grimeres Sellma, kurse në klip në mes vajzash qëndron njëra nga to që është shumë e njohur për publikun shqiptar.

Advertisement

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën e cila deri më tash, ishte shoqëruese e Ermal Mamaqit në emisionin e tij “Xing”.

Kejvina shihet pranë Taynas ndërsa duket se miqësia mes dyshes ka nisur kur Tayna ishte mysafire në emisionin e Ermalit.

/Prive.al/