NEW MUSIC | EVI REÇI ft Shantel – “Si Margjelo”

Një nga këngët më të njohura shqiptare ‘Margjelo’, është prezantuar sot në versionin më modern të saj. Evi Reçi ka sjellë një ‘cover’ të kësaj kënge me ndërthurje të tingujve electro. Versioni i ri mban emrin ‘Si Margjelo’ dhe vjen si bashkëpunim i këngëtares shqiptare me artistin gjerman Shantel. Siç edhe vetë Evi ka rrëfyer me anë të një postimi, kjo këngë është veçanërisht e rëndësishme për të pasi është një nga më të kënduarat në koncertet ku është e ftuar.

View this post on Instagram

Dhe vjen dita qe kengen qe ke kenduar me se shumti neper perfomanca live ta nderthuresh me tinguj electro. Vjen dita qe thur vargje per nje vajze kaq te famshme ne Shqiperi por qe askush nuk e ka pare donjehere dhe qe i jep nje tjeter konotacion historise e saj. Vjen dita qe kete kenge kaq shqiptare ta interpretosh bashke me nje artist gjerman por me nje dashuri te madhe per ballkanin qe ndoqi idene tende pa dyshuar asnje moment! Keshtu lind “Si Margjelo”. Nje vajze e bukur, inteligjente qe mshel dhe cel synin teksa fik e ndez ndjenjat e te tjereve por qe i qendron larg ndjenjave te saj. Por ky projekt nuk mund te kishte kete finalizim pa njerezit e duhur per ta realizuar! Falenderimet shkojme per @sergiohajdini nje talent i padiskutueshem qe krijoj muziken dhe orkestrimin, @keli_guga qe i shtoj melodite e duhura kenges, @shantelbucovinaclub qe tregoj nje profesionalizem te adhurueshem, @stelasallaku per bukurite qe zgjodhi te me vishte nga #maisonstelasallaku , (@reiman_tirane dhe @frederikaartimartesor, @evadibra qe beri make up-in e duhur dhe kaq perfekt, @moonlight_jewelryy per aksesoret kaq te pershtatshem, @provideoalbania per realizimin e videos ashtu sic e kisha ndertuar ne mendje, @baifirenze qe krijoj cover art-in me artistik ne bote dhe kaq ezoterik si shpirti im, @arjola_shehu per miqesine dhe suportin moral te saj kaq te sinqert dhe @satin_design_arch per miqesine dhe mbeshtetjen te pakushtezuar nder vite! #SiMargjelo, kerceni dhe shijojeni! Linku ne bio.

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

“Dhe vjen dita që këngën që ke kënduar më së shumti nëpër perfomanca ‘live’ ta ndërthurësh me tinguj ‘electro’. Vjen dita që thur vargje për një vajzë kaq të famshme në Shqipëri, por që askush nuk e ka parë ndonjëherë dhe që i jep një tjetër konotacion historisë e saj. Vjen dita që këtë këngë kaq shqiptare ta interpretosh bashkë me një artist gjerman, por me një dashuri të madhe për Ballkanin që ndoqi idenë tënde pa dyshuar asnjë moment! Kështu lind “Si Margjelo”. Një vajzë e bukur, inteligjente që mshel dhe çel synin teksa fik e ndez ndjenjat e të tjerëve, por që i qëndron larg ndjenjave të saj. Por ky projekt nuk mund të kishte këtë finalizim pa njerëzit e duhur për ta realizuar”,-shkruan ndër të tjera Evi.

/RevistaWHO/