Nelly Featuring Nicki Minaj & Pharrell – “Get Like Me”

Nelly nuk ka pasur kohë dhe aq të favorshme… Me sa duket deri tani nuk ka mundur t’ja dalë mbanë të publikojë një hit të suksesshëm mjaftueshëm sa për t’i paraprirë publikimit të albumit të ardhshëm “M.O.”. Pas publikimit të dy singëllave që “dështuan” ai ka rekrutuar në singëllin e ri “Get Like Me”, 

Nicki Minaj dhe Pharrell. Videoja bardhë e zi mban regjinë e Collin Tiley dhe ka në qendër sinergjinë mes tre yjeve, të paktën kështu e shpjegon Nelly.

Ne kënga n’a pëlqeu dhe mendojmë se do të ketë sukses, por klasifikimet muzikore në mbarë botën janë ato që do të dëshmojnë për suksesin apo jo të saj. Ja tek e keni. Shikim/dëgjim të mbarë!

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/yFUAuIfJNJg&showinfo=0&rel=0]