Këngëtarja shqiptare ngjitet për herë të dytë në skenën e “Eurovizion”

Në edicionin e vitit të kaluar në ‘Eurovision’, këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, ku  arriti të renditej e dyta. Këngëtarja do e prekë sërish skenën e këtij festivali edhe këtë vit, por jo si garuese. Eleni do të jetë një nga të ftuarat speciale në festival dhe pritet të performojë në natën finale.

Ka qenë vet këngëtarja, e cila përmes një postimi në rrjete sociale, e ka bërë të ditur këtë lajm. “Jam shumë e nderuar dhe e emocionuar të njoftojë se unë do të performojë në finalen e ‘Eurovision’. Mezi po pres të përjetojë sërish kujtimet e vitit të kaluar”,-ka shkruar Eleni krahas fotos ku shkruhet se është zyrtare që do të performojë në natën finale të Eurovision. Këtë vit ky festival do të zhvillohet në Tel Aviv dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Kthehu Tokës” 

Advertisement

/Opinion/