Halsey publikon një version të ri të “WITHOUT ME”

“Without Me” është një këngë shumë e rëndësishme për Halsey. Jo vetëm që flet për fundin e një lidhjeje dashurie jo të shëndetshme (shumë mendojnë se i referohet ish të dashurit G-Eazy), por edhe sepse është e para këngë e saj që është renditur në vendin e parë të Billboard Hot 100. Për të festuar këtë arritje, Halsey i ka bërë një surprizë fansave duke publikuar një version të ri të singëllit. Është një remiks në të cilin merr pjesë edhe reperi amerikan Juice WRLD. Nëse jeni kuriozë ta dëgjoni ja tek e keni. Dëgjim të këndshëm. 

Advertisement