Hajde lajme të reja “monstruoze”!

Mamaja MOSTËR është duke u përgatitur për një rikthim si gjithnjë të bujshëm dhe është duke bërë çdo ndalesë përpara mbërritjes tek stacioni i fundit: albumi i radhës ARTPOP. Për promovimin e tij artistja ka pozuar nudo e gjithashtu ka paralajmëruar performancën e parë për 2013-ën në MTV Video Music Awards, ku do të prezantojë edhe singëllin e parë që mban titullin “Applause”. Ky event do të zhvillohet në Barclay’s Center në Brooklyn më 25 Gusht, një event në të cilin Justin Timberlake dhe Macklemore & Ryan Lewis janë pretendentë për të rrëmbyer 6 statujat që kanë si simbol “burrin në hënë”.

Por shumë pak pas konfirmimit të titullit të singëllit “Applause”, Lady Gaga u ka dhuruar fansave të saj koverin e tij. Fotoja është realizuar nga Inez van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin që kanë realizuar edhe videon. Singëlli është bashkëshkruar nga DJ White Shadow dhe do të publikohet më 19 Gusht.

Advertisement

Ndërkohë albumi ARTPOP do të publikohet nën etiketën Interscope Records më 11 Nëntor. Yyyyyy sa gjëra të reja nga Lady Gaga. Me zorr po presim…

Lady-Gaga-Unveils-ARTPOP-Artwork-Cover-Photo-1024x1024

[youtube=http://youtu.be/zEtXabBd93c&showinfo=0&rel=0]