YOU&ME / “A do largoheshit për t’ja lënë postin brezit të ri?” Salianji iu përgjigjet të gjitha pyetjeve që mund të keni

Deputeti i partisë demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuari i ditës në “You & Me” në NRG Radio me Julka Gramo dhe Ardit Roshin. Ai foli për shumë gjëra rreth politikës si dhe nuk anashkaloi pyetjet e shumta të bëra nga ndjekësit e emisionit.

Disa prej tyre ishin mjaft të sikletshme, por duket se deputeti “ia doli” tu përgjigjej.

Advertisement

“Nëse populli do ju kërkonte të iknit të gjithë, si deputetët e PD-së ashtu dhe të PS-së, a do ishit të gatshëm të iknit dhe të vinin të gjithë njerëzit e rinj?,” ishte njëra nga pyetjet e shumta që erdhën gjatë emisionit për Salianjin.

“Ne jemi duke ikur, duke dhënë dorëheqjen, duke djegur mandatet, për t’i lënë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nëse bëhet fjalë për të rinj, unë një vit e gjysëm kam në atë parlament, nuk jam veteran akoma” u shpreh ai.

“Të gjitha këto gjërat e mira që do t’i bëni, përse nuk i bëtë nga 2005 e deri në 2013, por doni t’i bëni tani?” ishte një tjetër nga pyetjet e publikut.

Salianji bëri me dije se nuk ka qënë atëherë pjesë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke iu shmangur përgjigjes.

“Klasë e dështuar politike jeni të gjithë, të majtë dhe të djathtë, uroj që të dalë një brez që ta shpëtojë Shqipërinë, e keni menduar që dhe populli mund të bojkotojë zgjedhjet?” shkruan një dëgjues.

“Sa më shumë bojkotohet aq më mirë është, se mbahet në një grusht i vogël njerëzish,” përfundoi Salianji.

/News31/