Përplaset limuzina me dasmorë, 20 të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Schoharie, New York, ku të paktën 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani.

Sipas BBC-së mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 40 kilometra larg qytetit Albany në New York. Limuzina që transportonte njerëzit drejt festës, mësohet të ketë përplasur edhe kalimtare, por ende nuk dihet se sa nga viktimat nuk ishin brenda automjeteve dhe sa të tjerë në këmbë.

Advertisement

Sipas New York Post, një pjesë e të ftuarve në dasmë ndodhej në limuzinë. Përplasja me automjetin tjetër, për policinë e Nju Jorkut, ndodhi rreth orës 13:55.

“Albany Times Union” njofton se limuzina është bllokuar duke përfunduar në parkingun e mbipopulluar të një restoranti, kafene “Apple Barrel”, ku është përplasur me disa kalimtarë. Nuk është e qartë se sa nga viktimat ishin brenda dy automjeteve të përfshira dhe sa kalonin në këmbë.