Një botë IQOS? Po të lutem!

Milan Design Week (“Salone Del Mobile” ose “Fuorisalone”) është absolutisht eventi më i rëndësishëm i designit në botë. Me një pjesëmarrje të artistëve nga e gjithë bota, qyteti shndërrohet në një ekspozitë të madhe, gjatë javës 8-14 Prill. Ngado hedh sytë mund të kundrosh vepra të artistëve nga më kreativet.

Një nga eventet e realizuar në kuadër të MDW ishte edhe “IQOS World Revealed by Alex Chinneck”. Bashkëpunimi mes Philip Morris International dhe skulptorit britanik Alex Chinneck solli në jetë një instalacion multidimensional që impresionoi këdo që e vizitoi. Artisti ka një talent unik për të kombinuar artin, arkitekturën dhe  dramatiken në punët e tij: kështu arkitektura (brenda dhe jashtë), transformohet në një vepër arti duke përdorur forma të reja dhe të papritura… Muret dhe dyshemetë bëhen metafora të procesit të transformimit, duke evokuar (nëpërmjet portave imagjinare), rrugë të pafundme drejt një të ardhmeje të re imagjinare…

Advertisement

IQOS-World-by-Alex-Chinneck_work-in-progress_01

Alex dhe skuadra e tij e punës risollën në mënyrë krejtësisht të re një godine të vjetër milaneze në Via Tortona. Kështu fasada hapet në njërin prej skajeve nëpërmjet një zinxhiri, duke u ndryshuar vizitorëve  perceptimin se çfarë është e mundur të bëhet… Më pas transformimi vazhdon edhe në brendësi të ndërtesës, ku dyshemeja (e gjitha e gërryer dhe e riderdhur nga e para) është hapur sërish nga një tjetër zinxhir i madh dhe nga brendësia emetohet një dritë gati gati hipnotizuese…

IQOS-World-Revealed-by-Alex-Chinneck_13_ph-Marc-Wilmot

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me murin në dhomën ngjitur… Një mur i hapur nga një zinxhir, element i cili ishte kryesori në këtë vepër arti… Nje zinxhir që hap vizione dhe hapësira të reja..

IQOS-World-Revealed-by-Alex-Chinneck_15_ph-Marc-Wilmot

Vepra e Alex Chinneck përputhet më së miri dhe me vizionin kreativ të kompanisë PM: “Big Science, Big Design, Big Technology, Big Inovation”…

Imagjinoni tani për një moment një botë plot të papritura të bukura, ku vetëm me një zinxhir mund të hapni horizonte të reja, hapësira të reja plot dritë, ngjyra e pozitivitet që ju drejtojnë kah mundësive e rrugëve të pafundme… Një botë ku shkenca, teknologjia dhe designi mbizotërojnë… Një botë të ngrohtë (si IQOS) dhe jo të shkrumbuar (nga luftërat)… Një botë ku buzëqeshjet (ashtu sikurse në komunitetin e fansave IQOS) mbizotërojnë…

Një botë si ajo e IQOS? Po të lutem!

Unë jam Julka dhe e konsideroj veten me shumë fat që pata mundësi të zbuloj dhe përjetoj botën IQOS nga afër. Ja dhe disa momente që munda të fiksoj gjatë experiencës sime në “IQOS World Revealed by Alex Chinneck”.

CAEAA169-B999-47F1-A7D3-9784B8AB934B600434EF-3B87-48E4-849B-41BC04C1DDA3IMG_7623imageimage