Nelly Furtado publikon video të re

Albumi ‘The Spirit Indestructible’ nga Nelly Furtado erdhi e u zhduk sa hap e mbyll sytë e pati një shitje paksa të dobët (6,000 kopje në javën e parë të publikimit). Por ky fakt nuk e ka ndaluar aspak artisten kanadeze të vazhdojë dhe publikojë videoklipe për të mbështetur dhe nxitur shitjen e albumit. 

”Waiting For the Night” është singëlli i fundit nga albumi për të cilin është realizuar një video edhe pse mund të ketë të njëjtin fat me singëllat e mëparshëm. Singëllat e mëparshëm ne n’a pëlqejnë më shumë, megjithatë urojmë që të ndikojë për mirë në shitje dhe klasifikimet muzikore. Go Nelly 🙂

Advertisement