Granit Xhaka në merkato, për të interesohet…

Emri i fundit i shtuar në orbitën e Interit për merkaton e kësaj vere është ai i Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e përfaqësueses zvicerane të futbollit është kthyer në objektivin e ekipit italian, i gatshëm t’i japë formacionit një fytyrë të re, pavarësisht sforcimeve ekonomike.

Operacioni në fjalë është i vështirë, pasi Granit Xhaka konsiderohet një pjesë kyç e skuadrës së Arsenalit. Londinezët rinovuan me mesfushorin teknik deri në vitin 2023 dhe e konsiderojnë në plusvalencë të madhe, një lojtar që e paguan 45 milionë euro në vitin 2016. Por, falë moshës së re (vetëm 26 vjeç) dhe kontakteve me agjentin e futbollistit shqiptar, duket se Inter po joshet për të finalizuar goditjen këtë verë.

Emri i Granit Xhakës doli në skenë pas një takimi në Londër të drejtuesve të Interit. Mbeten të gjalla gjithashtu pistat e zikaltërve që të çojnë te Toni Kroos, Rakitic dhe talenti i Kaljarit, Barella.

/Opinion/