Gjuha rome do të përfshihet së shpejti në sistemin arsimor

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është shprehur se arsimi gjithëpërfshirës do të ketë fokus deri në hierarkinë më të lartë në Ministrinë e Arsimit.

E pranishme në forumin për dialog në nivel kombëtar për arsimin të mbajtur sot në Tiranë, Nikolla u shpreh:

Advertisement

“Jam e mbushur me më shumë arsye që këto mësues të mos kenë vetëm praninë fizike, por të realizojnë pritshmëritë e prindërve. E kemi të nevojshme të bëjmë trajnime dhe puna e mësuesve të matet me progresin e fëmijëve që bëjnë në klasa. Kemi vullnet dhe dëshirë për të listuar problematikat që ne kemi. Çdo ditë të punës tonë ta keni me ne në zyrat tona për të përmirësuar shërbimet ndaj kësaj kategorie. Arsimi gjithëpërfshirës do të ketë fokus deri në hierarkinë më të lartë në Ministrinë e Arsimit”, tha Nikolla.

Më tej, ministrja tha se së shpejti do mundësojmë gjuhën rome në sistemin tonë arsimor. “Puna që kemi bërë ka të bëjë edhe me universitet. Mësuesit ndihmës jo të gjithë të mirëtrajnuar ndaj kemi nxitur universitete të kenë programe për nevojat e kohës dhe me modulet më të mira. Në vitet në vijim do të kemi mësues të specializuar të pedagogjisë speciale. Po ashtu, rrjetet profesionale po trajnohen orë model që ne të mundësojmë një shërbim cilësor. Po punojmë në partneritet me shërbimet sociale për këtë shërbim duke bërë progres, por nuk jemi aty ku duhet. Presim këshilla dhe ndihmë të specializuar nga këto institucione mbështetëse”, tha ministrja.