Kryeministri Edi Rama ritheksoi edhe njëherë sot nga foltorja e Kuvendit se në 1 janar të vitit të ardhshëm nuk ka asnjë lloj basti dhe kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar.

“Ka edhe një temë tjetër, një aspekt tjetër që është e rëndësishme të theksohet se janë bërë spekulime me çështjen e kazinove elektronike dhe me spostimin demek në periferi. Nuk ka asnjë spostim në periferi, kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet apo resortet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë dhe të gjithë autoriteteve përkatëse të Planifikimit të Territorit si zona turistike, asnjë lëshim nga asnjë hapësirë tjetër”, nënvizoi Rama.

Advertisement

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “me mirëkuptimin që përsa i përket online që është një drejtim shumë kompleks siç tregojnë edh eksperiencat e vendeve të tjera do të arrijmë një konkluzion të studiuar dhe mbi bazën e të cilit do të kemi një diskutim më tutje, të mëvonshëm në një kohë tjetër”.

Asnjë spostim në periferi, kazinotë në resorte me 5 yje

Asnjë spostim në periferi, kazinotë në resorte me 5 yjehttp://ata.gov.al/2018/10/18/asnje-spostim-ne-periferi-kazinote-ne-resorte-me-5-yje/Nuk ka asnjë spostim në periferi, kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet apo resortet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë dhe të gjithë autoriteteve përkatëse të Planifikimit të Territorit si zona turistike, asnjë lëshim nga asnjë hapësirë tjetër”, nënvizoi Rama.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Thursday, October 18, 2018