“Van Gogh në prag të përjetësisë”, mbërrin në kinematë europiane

22 vjet pas “Basquiat”, Julian Schnabel rikthehet të na flasë për artin e madh, duke sjellë në kinema vitet e fundit të turbullta, të piktorit Vincent Van Gogh.

I paraqitur në Festivalin e Venezias, “Van Gogh në prag të përjetësisë”, ka mbërritur në kinematë Europiane që më datë 3 Janar. Një film i cili ka në qendër pikturën dhe piktorin.

Advertisement

Regjisori i “Përpara se të jetë natë” dhe “Skafandra dhe Flutura”, ka ofruar në fakt një eksperiencë kinematografike të pasur me të dhëna personale rreth jetës së artistit të famshëm.

Van Gogh-un e interpreton Willem Dafoe, fitues i çmimit kinematografik në Venezia për aktorin më të mire dhe kandidat në Golden Globe 2019 si aktori më i mirë në një film dramatik.

Schnabel si piktor, përpara se të jetë regjisor, rrëfen gjeniun “e mallkuar” duke i hyrë sfidës së rëndë pa kohë të kinemasë, që kërkon të rrëfejë pikturën ose vizionin dhe perceptimin e një artisti.

“E vetmja mënyrë për të përshkruar një vepër arti është të bësh një vepër arti”, thotë regjisori. Filmi ndjek fluksin e ndërgjegjes së artistit, rrugëtimin e tij që degradon në çmenduri nga ku hyn dhe del i copëtuar nga ngjarje që shënjuan biografinë e tij.

“Pikturoj sepse kështu resht së menduari”. Këto janë edhe fjalët e fundit të artistit të madh përpara se të mbyllte sytë. /TCH/