Publikohet traileri për “X-Men: Apocalypse”

Fansat e “X Men” kanë mundësi të shohin trailer-in e filmit më të ri që do të mbajë titullin “Apocalypse”.
Videoja 2 minuta e 46 sekonda është postuar në llogarinë zyrtare të “20th Century Fox”.
Në këtë kapitull, skuadra e Profesor X-it duhet të përballet me një super mutant të rizgjuar, që përpiqet të shkatërrojë botën dhe nga rrënojat e mbetura të krijojë një tjetër botë, ku do të sundojë si Zot.

Advertisement