Publikohen pamjet e para të filmit të ri “Mbreti Luan”

“Mbreti Luan” do të rikthehet në kinematë botërore me një version të ri, me regjisor Jon Favreau dhe tani “Disney” publikoi edhe pamjet e reja të këtij projekti.

Vendimi i “Disney”-t për të vazhduar me filmat e saj të animuar, është përshëndetur nga shumë prej fansave në mbarë botën.

Regjisori Jon Favreau u përzgjodh për këtë film pas suksesit të madh të filmit “Libri i Xhunglës”.

Advertisement

“Mbreti Luan” është publikuar për herë të parë më 1994-ën, ndërsa 25 vite më vonë, më 19 korrik do të vij filmi i radhës.

/ATA/