Jo më vetëm “online”! Netflix së shpejti në “duart” tona

Platforma me pagesë e filmave “Netflix”, po mendon të hedhë në treg revistën e saj dhe të blejë kinemanë historike në Los Angeles për të projektuar prodhimet e tij.

“Netflix” po mendon të lançojë një publikim tremujor të revistës, për të promovuar shfaqjet dhe aktorët e saj, duke i venë titullin ‘Wide’.

Sipas “Bloomberg News”, revista mendohet të shpërndahet vetëm në eventet e industrisë dhe ndarjet e çmimeve për filmat.

Regjizori amerikan Steven Spielberg dhe aktorja britanike, Helen Mirren kanë shprehur hapur frikën e tyre se mos shërbimi në “Netflix” mund ‘të vrasë’ traditën e të shkuarit në kinema.

Si kundërpërgjigje, platforma e njohur ka gjetur një mënyrë të re për të treguar angazhimin e saj në kinema, duke bërë marrëveshje me kinemanë egjiptiane në Los Angeles, për të shfaqur prodhimet e reja të tyre.

Ide të bukura dhe të zgjuara nga ana e “Netflix”!

/News31.al/