“Pesëdhjetë Hijet e Greit” sjell ne ekranin e madh librin bestseller që është bërë një fenomen global. Në momentin që u publikua për herë të parë, trilogjia “Pesëdhjetë Hijet” është përkthyer në 51 gjuhë në mbarë botën dhe është shitur në shumë se 100 milionë kopje duke e bërë atë një ndër librat më shpejt të shitur në histori. Në rolet e Christian Grey dhe Anastasia Steele, të cilët janë portreti i miliona lexuesve, janë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson. Së bashku me Jamie Dornan dhe Dakota Johnson në role të tjera janë Luka Grimes si Elliot, vëllai i Christian; Victor Rasuk si José, miku i ngushtë i Anastasias; Eloise Mumford si Kate, shoqja më e mirë e Anastasias ; Marcia Gay Harden si Dr.Grace Trevelyan Grey, nëna e Christian; Rita Ora si Mia, motra e Christian; Max Martini si Taylor, truproja i Christian; Callum Keith Rennie si Ray, njerku i Anastasias ; Jennifer Ehle si Carla, nëna e Anastasias ; dhe Dylan Neal si Bob, burri i Carlas.

Advertisement
Titulli origjinal:Fifty Shades of Grey
Zgjatja e filmit:125 Minuta
Shteti/Viti:USA/2014
Lloji:Erotik, Romancë
Aktorë:Jamie Dornan, Dakota Johnson, Jennifer Ehle
Regjisori:Sam Taylor-Johnson