Brad Pitt sjell në ekran “Blonde”, një film për Marilyn Monroe

Regjisori neozelandez Andrew Dominik po përgatitet për një rikthim të madh, me filmin biografik “Blonde”, me Ana De Armas në rolin e biondes legjendare Marilyn Monroe.

“Collider” shkroi se “Blonde” do të tregojë historinë e aktores Norma Jean Mortenson dhe transformimin e saj në Marilyn Monroe, që ka aktruar në klasikët “Some Like It Hot”, “Gentlemen Prefer Blondes” dhe “The Seven Year Itch”.

Dominik deklaroi se “Blonde” do të jetë filmi më i drejtpërdrejtë me publikun që ka bërë ndonjëherë. Ai ka shkruar skenarin dhe do të jetë producent së bashku me Brad Pitt, i cili ka qenë protagonist në shumë filma të tij.

/Top Channel/