Ben Affleck nuk do veshë kostumin e Batman

Ben Affleck nuk do të jetë aktori që do të veshë kostumin e Batman, i cili do vijë në kinema në verën e vitit 2021.

Pas gati dy vitesh spekulime, tashmë është zyrtare, Affleck nuk do të kthehet si Bruce Wayne në filmin tjetër Batman për Warner Bros.

Advertisement

Në vend të kësaj, projekti i drejtuar nga Matt Reeves, me titull “The Batman”, do të kërkojë një tjetër aktor. Nuk dihet ende se kush do zëvëndësojë Ben, në filmin që do dalë në 5 qershorit 2021.

46-vjeçari u shfaq fillimisht në filmin me superhero në vitin 2016, Batman v Superman: Dawn of Justice. Ai ripërsëriti rolin në Suicide Squad po atë vit, para se të kthehej tek karakteri në vitin 2017 me Justice League.

/ATA/