Aktoret e ‘Friends’ arrin t’i bashkojë vetëm një person!

Moderatorja e njohur, Ellen DeGeneres ka bashkuar dy aktoret protagoniste të ‘Friends’ për të promovuar një faqe të re në ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ për njërën prej tyre. Ajo shprehu dëshirën për t’i pasur së bashku dy vajzat e njohura të ekranit dhe ato u shfaqën. Fansat janë gëzuar shumë nga ajo surprizë, pasi Lisa Kudrow dhe Courteney Cox janë dy aktoret më të dashura nga seriali i njohur. Fotoja e parë në ‘Instagramin’ e Cox u bë pikërisht shkrepja pranë koleges së saj dhe Ellen. Dy aktoret kujtuan kolonën zanore të ‘Friends’ dhe e kënduan me kitarë së bashku. Kjo është një nga daljet e tyre të rralla në shoqërinë e njëra-tjetrës, po nga atmosfera e krijuar fansat ndjenë rikthimin e një prej serialeve më të suksesshëm në botë.

/Tring/

Advertisement