Dashi: Mos prisni shumë nga vetja. Nëse gjërat nuk shkojnë siç dëshironi, ndoshta nuk është e gjithë përgjegjësia juaj: përfshini një person që mund t’ju japë këshilla dhe prisni momentin e duhur për të ri-nisur. Në dashuri, ata që e kanë takuar personin e duhur për fat të mirë do të shohin të avancojë historinë e tyre. Personat singëll bëjnë mirë të jenë në gatishmëri: një takim është prapa derës.

Demi:  Gjithçka duket se po lëviz në mënyrë të favorshme rreth e rrotull jush: shfrytëzoni mundësitë që ju jep Hëna, kanalizoni energjitë në mënyrë pozitive. Shijojeni këtë ditë të lumtur plot stimuj të rinj, prespektiva emocionuese plot avantazhe. Me një muzikë romantike në sfond mbrëmja do të jetë e kënaqshme dhe me një intimitet të zjarrtë. Një dhuratë për të mos u harruar.

Advertisement

Binjakët:  Edhe pse Hëna është pak djallëzore, në punë gjithçka vijon normalisht: do të arrini të mbani larg ata që ju ofrojnë një rrugë të shkurtër për të arritur qëllimin. Do të proçedoni të qetë dhe të vendosur në rrugën tuaj duke evituar personat e paqartë që ju vijnë rrotull. Njeriu i zemrës  është i gatshëm që plotësojë çdo dëshirë tuajën me kushtin që të lini mënjanë mënyrat e drejtpërdrejta dhe të nxituara.

Gaforrja: Hëna është në kundërshti me Uranin. Ngadalësoni ritmet dhe mos u lodhni kaq shumë: më mirë të bëni pak dhe t’a bëni mirë, sidomos nëse bëhet fjalë për biznese dhe punë. Asnjë ekzagjerim në sport dhe në aktivitetet fizike. Disa prej jush do të ndërpresin një marrëdhënie sentimentale që kish përfunduar dhe nuk kishte pikë emocioni, duke kthyer me guxim faqe.

Luani: Skena qiellore sot ju fton të hiqni prizën dhe të hetoni ngjarjet e fundit që kanë sjellë hidhërim dhe ndoshta keqkuptime me anëtarët e familjes: një shkëmbim i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë i ideve të mund të bëhet i nevojshëm për të sqaruar një çështje. Ndonjë dështim kalimtar  nuk do të përgjumë bukurinë tuaj.

Virgjëresha: Mund të mbështeteni tek Hëna e favorshme: do t’ju ndihmojë të ndiheni më të lehtë dhe më të përgatitur për sfidat dhe vështirësitë e momentit. Do të sjellë qetësi në sferën afektive për ata që jetojnë një histori dashurie jo fort të kënaqshme dhe një det emocionesh për beqarët dhe të rinjtë. Një lajm i papritur mund të lëvizë aktivitetin profesional për shumë prej jush.

Peshorja: Yjet ju ftojnë të kujdeseni për shëndetin tuaj, duke filluar nga ushqimi. Thuajini jo ushqimeve pikante, të përpunuara, ushqimeve të skuqura dhe vakteve të rënda e të bollshme apo më keq akoma ngrënies me shpejtësi. Hëna rekomandon një kontroll të përgjithshëm dhe fillimin e një dietë dobësuese ndaj nëse e keni të mundur optoni për një dita pa karbohidrate dhe pinë shumë ujë larg vakteve.

Akrepi:  Entuziazmi është aftësia më e mirë për të nxjerrë në pah gjatë kësaj dite të karakterizuar nga ritme shumë të gjalla. Në punë përdoreni mirë të qenurit të hapur dhe simpatinë sidomos nëse punoni në kontakt me publikun. Nëse bëhet fjalë për dashurinë kuptmi në çift do të jetë i shkëlqyer  për të gjithë ata që kanë një histori të lumtur dashurie, por do të jenë personat singëll që do të rrëzëllejnë një bukuri të padiskutueshme.

Shigjetari: Mos lejoni askënd t’ju nënvlerësojë: nëse është e nevojshme përgjigjuni me vendosmëri. Nëse diçka nuk shkon në mënyrën e dëshiruar mos u bëni pesimistë: kujtohuni që ka gjithnjë një zgjidhje, mjafton t’a gjeni. Një tis pakënaqësie do të mbulojë sferën afektive për shumë prej jush: dikush nuk do të lërë t’i ikë nga duart rasti për një aventurë.

Bricjapi: Yjet ju shkojnë kundër duke ju shkaktuar nervozizëm. Dikush do të ketë ndjesinë se nuk arrin t’a kuptojë partnerin apo se nuk e kuptojnë: për dikë tjetër jeta në çift do të fillojë të shtrëngohet. Në punë ndiqni instiktin tuaj, besojini vetëm ndjenjave dhe opinioneve tuaja: mos bëni gabim të dëgjoni këshillat e atij që di më pak se ju.

Ujori: Hëna në Fushën e Gjashtë drejton gishtin tek ata që punojnë si vartës të dikujt: parashikohen të reja të rëndësishme dhe ndryshime. Situata në zhvillim të fortë mund të ketë në sektorin e shërbimeve, në atë administrativ dhe në atë burokratik e për këdo që punon me kafshët. Filloni të preokupoheni seriozisht për trupin dhe pamjen tuaj.

Peshqit: Me Hënën dhe Neptunin miqësor mund të zgjeroni rrethin tuaj të miqve edhe në ambjente veçanërisht interesante si ato artistike apo të spektaklit. Ndoshta mund të hapeni në një ambjent social më të gjerë që përfshin edhe idealet humanitare, shpirtërore dhe bamirëse. Kush është profesionist i pavarur do të ketë mundësi të përmbyllë biznese të mira.