HOROSKOPI | 16 Dhjetor 2015

Dashi: Me Hënën, Diellin dhe Uranin në anën tuaj është e pamundur t’ju mbash të ndalur. Do të jeni një vullkan i vërtetë, një tërmet: horizontet tuaja do të bëhen kozmike dhe projektet tuaja nuk do të jenë më pak të tillë. Falë aftësive tuaja në profesion mund të bëni hapa të rëndësishëm përpara. Venusi tek Akrepi do të ndezë  sferën afektive për shumicën prej jush.

Demi: Ç’të thuash? Janë pak ditë të komplikuara, ju bëjnë t’a shihni çdo gjë të zezë. Mos e lini veten të mposhteni nga vështirësitë, rigjeni qetësinë tuaj të brendshme. Kini parasysh mendimet e të tjerëve sidomos në punë: ndonjëherë mund të jenë më të mira se tuajat. Nëse jeni në çift jini të duruar, të paktën deri në darkë. Partneri do të jetë më konfliktual se zakonisht.

Advertisement

Binjakët: Hëna, Marsi dhe Urani bëjnë tifo për ju. Ndiheni plot energji dhe entuziazëm: asgjë nuk ju tremb e asgjë nuk duket jashtë mundësive tuaja. Ama bëni kujdes që të mos stërbëni gjëra. Në punë ndiqni intuitën tuaj pa hezituar: do t’ju drejtojë drejt zgjedhjeve më oportune. Programe të bukura në mbrëmje, por edhe udhëtime e spostime.

Gaforrja: Planetët ju bëjnë veçanërisht strateg dhe me intuitë. Do të jeni lojtarë të shkëlqyer shahu: nuk do t’ja zbuloni kundërshtarëve objektivat tuaja, por në momentin e duhur do të lëvizni gurët tuaj dhe do të bëni shah mat. Atmosferë e bukur afektive, me shumë ëmbëlsi. Edhe situatat më të ngatërruara do të zgjidhen dhe ju mund t’u dedikoheni atyre më të kënaqshme.

Luani: Venusi dhe Hëna shohin në drejtim tjetër. Lërini fare projektet ambicioze këto ditë, më mirë të kënaqeni me ato që keni. Nesër do të jetë një ditë e re. Dedikimi i tepërt ndaj punës do të thotë lënie pas dore e partnerit. Nëse për ju ka rëndësi lidhja, surprizojeni partnerin me diçka të papritur. Modifikoni disa zakone.

Virgjëresha: Do të ishte ideale zgjidhja e disa situatave të mbetura në vend edhe pse kërkojnë kohë e qetësi dhe në disa raste zgjidhje drastike. Bëni kujdes të mos tregoheni tepër të shkëputur nga një raport afektiv që ju intereson: edhe pse është një strategji e shkëlqyer për të qenë më tepër të dëshiruar, sot mund të shkaktojë efektin e kundërt. Mos e nënvlerësoni një shqetësim fizik.

Peshorja: Do t’a keni të lehtë të imponoheni, të fitoni pozicione prestigji, të viheni në dukje, të riorganizoni punën tuaj, të përballeni dhe të zgjidhni çështje të vështira. Pak palestër do t’ju bëjë mirë, duke qenë se lejon shoqërizimin dhe krijimin e marrëdhënieve interesante dhe të këndshme ndërpersonale. Dashuria do të jetë si një përrallë, e aftë t’ju çojë në një vend të mrekullueshëm.

Akrepi: Humor i alternuar gjatë gjithë ditës. Kolegët do t’ju qëndrojnë larg, përpiquni të ruani ndonjë fjalë të mirë për partnerin. Momente reflektimi dhe analize kritike do të gërshetohen me momente euforie, rëndësi ka që të mos jeni të nxituar në vendime. Mbani nën kontroll tensionin, mos u qani shumë për një lodhje të pashmangshme.

Shigjetari: Më në fund do të keni mundësinë të bëni të vlefshme arsyet tuaja në çdo fushë të jetës. Nëse keni qenë viktima të ndonjë padrejtësie, tani mund të merrni drejtësi. Nëse deri dje nuk keni mundur të tregoni një ide tuajën, tani do të keni në dorë kartat e duhura për t’a bërë dhe për të mposhtur kundërshtarët tuaj. Moment i mirë për të bërë apo pranuar ftesa e për të parë njerëz.

Bricjapi: Në këtë moment ju këshillohet që të përqendroheni tek paratë, bizneset, tek gjërat praktike dhe jo tek jeta sentimentale. Konfigurimet e sotme yjore do të shënjojnë mundësi të shkëlqyera që duhet t’i shfrytëzoni shpejt, në kohë dhe me reflekse të shpejta. Nuk bëhet fjalë për mundësi me pak vlerë, ndaj ja vlen që t’i dedikoni vëmendje maksimale.

Ujori: Hëna në kënd me Diellin ju bën më luftarakë dhe të vendosur se zakonisht. Një ftesë për martesë për ju… nga momenti që ju pëlqen të rrezikoni dhe të hidheni me parashutë. E keni për detyrë të qetësoni miqtë dhe familjarët në këtë moment euforie. Ambicjet tuaja do të gjejnë konfirmim në një mundësi të shkëlqyer. Plotësoni një dëshirë të partnerit.

Peshqit: Një çështje që do të thithë një pjesë të mirë të energjive dhe vëmendjes suaj më në fund do të gjejë zgjidhjen e duhur. Yjet, edhe pse  e mbrojnë shëndetin tuaj, do t’ju shtyjnë të kujdeseni për pamjen tuaj për t’u dukur akoma më joshës tek të tjerët. Kalimi i Hënës në shenjë nesër do të inagurojë një periudhë vërtetë të shkëlqyer për gjithçka.