Dashi: Si një gjeneral që behet gati për luftë, edhe ju duhet të mblidhni forcat dhe të bëheni gati për sulm. Mërkuri do t’ju bëjë të mos mendoni gjithë kohës, duke i lejuar  kështu vetes luksin e spontanitetit. Ka gjasa të mos i prisni mirë bllokadat që do të ngrejë partneri juaj në mesjavë dhe kjo gjë do t’ju bëjë të reflektoni më shumë gjatë fundjavës, kur Hëna e re do të jetë shumë e ndezur, sipërmarrëse dhe do t’ju ndihmojë t’a merrni situatën nën kontroll. Para kësaj gjëje armiqtë tuaj do të fillojnë të tërhiqen, pasi energjia juaj do të jetë e vendosur. Asgjë nuk do të arrijë t’ju ndalë.

Demi: Jeni ende duke u përballur me daljen nga skena të Venusit, planet ky që ka treguar se ka reduktuar cilësinë dhe intensitetin e emocioneve tuaja. Së shpejti këtij planeti do t’i duhet të ballafaqohet me Saturnin. Do të keni nevojë për pak ndihmë dhe qielli do t’ua japë atë edhe falë mbërritjes së Mërkurit, që prej së martës do t’a bëjë më të lehtë, aktive dhe energjike mendjen tuaj. Do të kuptoni shumë gjëra duke vendosur në fokus realitetin dhe të qenurit, që kishit nënvlerësuar. Duhet të keni kujdes në fundjavë, kur komunikimi me parnterin nuk do të jetë i thjeshtë. Do të rrezikoni të humbisni qartësinë për shkak të Neptunit. Nuk do të jetë e thjeshtë të kuptoheni dhe të kënaqeni.

Advertisement

Binjakët: Përgatituni për një javë më normale dhe të qetë se ajo që kaloi. Me sa duket yjet e shenjës suaj do të jenë të paqtë duke ju dhuruar qetësi, por edhe humor të keq. Fakti është që të mërkurën kundërshtia mes Saturnit dhe Venusit do të bllokojë dhe ndalojë atë fluks energjie që kishit menduar t’ja dedikonit partnerit dhe kënaqësisë. Me pak fjalë do të mërziteni pak por asgjë e pazgjidhshme. Në fundjavë fuqitë do të përmirësohen duke ju lejuar e duke ju bërë të ndiheni të lehtë. Do të qetësoni mendjen dhe trupin. Çdo gjë ka kohën e vet.

Gaforrja: Nuk do të jetë e thjeshtë të përcaktoni një trend për ditët në vijim, pasi ndodhitë yjore dhe tokësore të javës tregojë histori të ndryshme mes tyre. Mërzia do të jetë një rrezik aktual sepse Mërkuri do të përfundojë së komplikuari cilësinë e relatave tuaja. Saturni gjithashtu do të komplikojë raportin tuaj në punë në mesjavë duke ju vendosur në pozicion që të rishihni shpesh qëllimet. Plutoni do të bëhet i pavendosur nga e premtja duke ju imponuar që të jeni më pak kërkues me partnerin dhe mënyrën e tij të të sjellurit. Më pas Hëna e Re e së shtunës premton të sjellë ide, zgjidhje e të papritura të cilat duhet t’i ruani për t’i vënë në praktikë sapo t’ju  jepet rasti.

Luani: Gjithçka po shkon më së miri falë mbështetjes së Jupiterit dhe energjisë së re e të jashtëzakonshme që po ju dhuron. Çdo aspekt tjetër po humbet rëndësi dhe peshë duke u ballafaquar me fatin Jupiterian që po përfitoni. Vetëm bëni kujdes tek shpenzimet dhe tek çështjet ekonomike nga e marta sepse do të jeni në një kuadraturë të Mërkurt. Më pas dedikojuni me seriozitet një problemi në punë që mund të tejkalohet dhe zgjidhet nëse vërtetë keni dëshirë. Fundjava do të jetë një mori energjie dhe idesh.  Ky do të jetë momenti ideal për një udhëtim, për të ndërmarrë një nismë, për të bërë diçka që do të përmirësojë përditshmërinë tuaj.

Virgjëresha: Të ngushëlluar nga Jupiteri më inteligjent dhe i vendosur, tani Virgjëreshat mund të përfitojnë nga një miqësi shumë e vyer, ajo me Mërkurin (që prej së martës në një treshe shumë të bukur). Shenja juaj do të përfitojë siguri, energji, vendosmëri, por duke bërë një pakt: mos e ekzagjeroni ditën e mërkurë kur dhuntitë tuaja personale do të jenë të bllokuara dhe do të rezultojnë pak të besueshme. Jini vigjilentë! Një tjetër moment interesant dhe i vyer do t’ju jepet në fundjavë kur Mërkuri do të vendosë të bëjë një pushim të voglë dhe ju si ai duhet të relaksoheni, buzëqeshni, të merrni frymë pa u menduar shumë. Çdo gjë në kohën e vet: ky është rregulli i yjeve.

Peshorja: Si gjithmonë yjet japin dhe yjet marrin, mjafton vetëm të shihni vendimet, qëllimet e tyre dhe si rrjedhojë të silleni. Yjet po dhurojnë paqe mes jush dhe Mërkurit, diçka që së fundmi kish komplikuar komunikimin, shkëmbimin e ideve, udhëtimet dhe reflektimet e thella personale. Yjet me Saturnin ditën e mërkurë do t’ju detyrojnë të bëni llogaritë me emocionet jo gjithnjë simpatike, me ndonjë tërheqje dhe zhgënjim të vogël. Asgjë me vlerë. Do të jeni pak të shkujdesur nga Hëna e re e së Shtunës, një moment shumë intensiv dhe interesant që do të ndezë tek ju pasionin dhe mundësitë për ndonjë takim interesant.

Akrepi: Jupiteri ka lehtësuar ngarkesën në shenjën tuaj. Sezoni ndryshe nga ky juaji nuk e bën gjithnjë të thjeshtë jetimin e së tashmes. Mërkuri do të nisë të mërkurën zbritjen e shpejtë dhe për pak kohë do t’ju imponojë më tepër kujdes kur flitet për para dhe shpenzime. Mos kini besim dhe mos u mbështesni tek partneri që do të duket paksa i frikësuar dhe i bllokuar, sidomos në fundjavë, ama as nuk duhet që t’a fajësoni. Energji të komplikuara por interesante në fundjavë, kur krahas energjisë suaj të ngjyrosur nga një optimizëm ndonjëherë dhe i tepërt duhet të bëni llogaritë me nonsensin dhe pavendosmërinë e personave që vazhdojnë të jenë pak të qartë dhe të shkujdesur për shijet tuaja.

Shigjetari:  Venusi edhe pse pak kohë ka që është në kundërshti, ka filluar t’ju shqetësojë. Do t’a bëjë këtë duke shkuar në kundërshti me Saturnin të mërkurën, ditë në të cilën duhet të keni më tepër vëmendje tek marrëdhëniet tuaja, mënyra si silleni apo çfarë thoni dhe shprehni. Për fatin tuaj tashmë keni një Jupiter të vendosur nga ana juaj. Mos i jepni shumë rëndësi shënimeve dhe kundërshtimeve të personave që keni afër. Duhet të keni Kujdes në fundjavë pasi të shtunën do të rrezikoni t’a ekzagjeroni pak me iniciativa dhe veprime. Për fat të mirë të tjerët duket se janë pak të shkujdesur dhe nuk do t’i japin shumë rëndësi gabimeve tuaja të mundshme.

Bricjapi: Edhe pse java duket e mbushur me sfida dhe pengesa, ju keni përkrahje nga Marsi dhe Mëkuri, të cilët do të mbështesin inteligjencën solide dhe konkrete. Me pak fjalë do të jeni të përgatitur për t’i rezistuar ngjyrimit të Plutonit, planet ky që nga e premtja do të dërgojë me pushime programe e projekte ndryshimesh dhe shndërrimesh. Mbështetuni tek këto shenja për të zgjidhur në punë çështje që ju prekin nga afër në mesjavë. Ju nuk e humbisni kurrë kot kohën tuaj. Hëna e re e së shtunës do t’ju ndihmojë pikërisht për të gjetur frymëzimin dhe zgjidhjet më të mira për situatat dhe problemet, për të bërë githnjë gjënë e duhur dhe si t’ju thotë koka.

Ujori: Ndonjëherë duket sikur yjet ngrenë njëmijë pyetje dhe nuk japin asnjë përgjigje. Në ditët në vazhdim Mërkuri në kuadraturë do të bëhet shumë i mbyllur e kërkues me ju dhe në pritje të një përgjigjeje do të çojë në tilt  raportin tuaj me emocionet. Duhet shmangur. Mbyllini gojën çdo zëri keqdashës që do të mundohet të bëjë zhurmë brenda jush, mbi të gjitha bëjeni këtë në fundjavë duke kërkuar të tregoni gjithnjë një shpirt energjik dhe të mirë, një mënyrë sjelljeje rrëzëllitëse dhe një humor të shkëlqyer. Neptuni më pas do të mendojë se si të zvogëlojë tensionet e mëdha e të vogla të shpirtit. Më pak fjalë shpëtuat. Yjet do t’ju ndihmojnë.

Peshqit: Duket sikur Mërkuri po vjen në kohën e duhur për të ndihmuar mënyrën tuaj të të qenurit dhe të dukurit në publik, që shfaqte shenja lodhjeje.  Do të përdorni mendjen, idetë dhe zgjidhjet për të përmirësuar cilësinë e marrëdhënieve. Më pas në fundjavë Marsi dhe Jupiteri do t’a bëjnë pak eksesive dhe ndonjëherë edhe pak të tensionuar relatën me të tjerët, ndoshta për shkak të sjelljes që keni, se si ndërveproni me të tjerët, ndonjëherë pa shumë kokëçarje dhe pa edukatë. Ju duhet qetësi, masë për të mos u përballur me probleme diplomatike. Të shtunën përdorni Hënën e Re që vjen shumë e nxehtë, për të marrë ndonjë vendim që përfshin çështje praktike dhe financiare.