“Vazhdoj të mësoj”, njihuni me 80 vjeçaren DJ

Ka nga ata që e duan thurjen me grep, disa kopshtarinë, ndërsa të tjerë të jenë një gjyshe me kohë të plotë. Por ka edhe ata që thyejnë të zakonshmen dhe vendosin të hidhen në diçka më të gjallë dhe të pazakontë. Rruga që ka zgjedhur Virginia Szmyt, 80 vjeç, nga Polonia është të shndërrohet në një Dj çdo të hënë. Ajo luan në klubin Hula Kula të Varshavës, një lokal që strehon deri në 1000 njerëz. Midis fansave të saj, ka edhe shumë pensionistë të tërhequr nga ritmi i vallëzimit disk të gjyshes. “Kur jam e rrethuar nga muzika, truri im punon”, thotë ajo, “dhe vazhdoj të mësoj”. Ajo  punoi si mësuese gjatë gjithë jetës së saj, ndërsa tani lufton stereotipet duke i ftuar bashkëmoshatarët e saj që të mos jenë të moshuar. Mesazhi i saj është se jeta nuk përfundon në 70 vjeç, përkundrazi, gjithmonë ndihet e re.

/Balkanweb.com/

Advertisement