Shet virgjërinë 2 mln paund, ia ble politikani! Modelja: Bëra nënën krenare!

Një modele e njohur nga Azerbajxhani nxori në shitje virgjërinë e saj dhe sipas mediave britanike ka arritur ta shesë për plot 2 milionë paund. Mahbuba Mammadzada, 23 vjeç, tha se donte të shiste virgjërinë e saj për ta bërë nënën e saj “krenare”, dhe kështu ato do të kishin mundësi të shëtisnin bashkë të gjithë botën. Nga ofertat që i erdhën në vendin e tretë renditej një futbollist i njohur nga Mynihu, në vendin e dytë një avokat nga Londra, por “fatlumi” që kaloi një natë me kaçurrelsen simpatike ishte një politikan nga Tokio.

1_PAY-CEN-ModelVirginity-03

Ajo nxori në ankand virgjërinë në sajtin “Cinderella Escorts”, me seli në Gjermani, dhe në profilin e saj shkruante se kërkonte një “sugar daddy”. Mammadzada kishte një certifikatë mjekësore që konfirmonte virgjërinë e saj. “Dua të jetoj në SHBA dhe të vazhdoj karrierën time si modele. Më pëlqejnë qentë dhe ëndërroj të hap një strehë. Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime, për ta bërë atë krenare”, ka thënë modelja.

/GazetaShqip/