Njihuni me 37 vjeçarin që sillet dhe vishet si qen

Kaz James, një 37-vjeçar, ka zgjedhur të jetojë jetën duke pretenduar se është një qen. James thotë se kurrë nuk është ndierë si një njeri, dhe ka menduar se është e vështirë të krijojë lidhje me njerëzit, kështu që ai ka gjetur një zgjidhje duke jetuar si një ‘qen’.

“Unë kurrë nuk ndihesha si një njeri, në përgjithësi ndihesha si një qenush. Kur takova njerëz të tjerë si unë, besoja se duhet të veproja ashtu siç më vinte. Isha i njohur nga shokët e mi që kapja shamitë e tyre me dhëmbë, domethënë bëja gjëra që vetëm qentë bëjnë. Rasti i parë kur dëgjova për njerëz të tjerë që jetonin si qen ishte përmes internetit. Ishte si çlirim për mua pasi mësova se kishte persona të tjerë si unë“, sqaroi Xhejms.

Advertisement

Ai thotë se mësoi për ekzistencën e njerëzve që sillen si qenë nëpërmjet internetit.

“Kur interneti erdhi në shtëpinë tonë atëherë mësova për ekzistencën e tyre, kryesisht përmes grupeve dhe mesazheve”

James vishet me rrobat e një qeni, madje vaktet e tij i ha në një tas qeni. Një pjesë e rrobave që ai vesh kushtojnë më shumë se 2,000 dollarë.

 

/News31.al/