“Përpos përzgjedhjes së gjësendeve të shëndetshme ushqimore, konsumimit të sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe evitimit të kafeinës dhe alkoolit, ekzistojnë edhe metoda të tjera për largimin e ankthit me anë të ushqimeve”, thotë ekspertja, dr. Uma Naidoo. Studimet kanë treguar sesi karbohidratet e komplikuara metabolizohen më ngadalë, duke ndihmuar në mbajtjen stabil të nivelit të sheqerit në gjak, gjë që krijon ndjenjën e qetësisë dhe rehatisë. Evitimi i ëmbëlsirave çrregullon nivelin e sheqerit në gjak, prandaj mund të paraqitet ankthi, përcjell lajmi.net.

Image result for vegetables

Advertisement

Duhet rritur konsumimin e ushqimeve që kanë shumë magnez, sikur që janë perimet e gjelbra me fletë, bishtajat, pemët me gëzhojë, farat dhe drithërat integrale.Në mënyrë që organizmi juaj të ketë mjaft zink, duhet të hani ushqime si: mëlçi, mish të lopës, të kuq të vezës, etj. Është parë se edhe ushqimet, si: kastravecët turshi, lakrat turshi dhe kefiri, ndikojnë në largimin e ankthit.