IQOS, pajisja që zëvendëson cigaren duke reduktuar lëndët e rrezikshme

Një pajisje që ul rreziqet në shëndet, por nuk privon duhanpirësit nga nevoja për të konsumuar duhanin. Duket se kjo do të jetë zgjidhja e së ardhmes për shumë nga ata që e kanë të vështirë të heqin dorë nga konsumi i duhanit. Në një nga hotelet e njohura të Londrës, Philip Morris International ka prezantuar produktin më të ri të departamentit shkencor, i hedhur tashmë në tregun ndërkombëtar në të paktën 44 vende të botës.

Është fjala për pajisjen IQOS 3, një risi shkencore dhe një alternativë e veçantë e konsumimit të duhanit, që mundëson reduktimin e shumë prej pasojave negative në
raport me cigaret tradicionale. Ka qenë Dr. Moira Gilchrist, Drejtuese e Departamentit Shkencor dhe Komunikimit në Publik pranë Philip Morris International, ajo që përpara bashkëpunëtorëve, miqve të kompanisë dhe medias, ka prezantuar variantin më të fundit të IQOS. Krijimi i pajisjes IQOS është rezultat i një pune kërkimore shkencore 10-vjeçare e cila i ka kushtuar kompanisë rreth 6 miliardë dollarë dhe ka përfshirë më shumë se 430 shkencëtarë.

Advertisement

Por çfarë është IQOS3?

IQOS 3 vjen në treg pas suksesit të IQOS 2.4+, por më e përmirësur, jo vetëm në imazh. IQOS është një pajisje që lejon konsumimin e duhanit pa krijuar, hi dhe tym. Në bazë të parimit të punës, IQOS ka ngrohjen e duhanit ndryshe nga cigarja klasike, që kryen djegien e tij. Sikurse ka shpjeguar vetë znj. Gilchrist gjatë prezantimit të saj, ky proces i ngrohjes së duhanit redukton rrezikun dhe dëmin që ai shkakton në organizëm. Ndërkohë, në një intervistë për Opinion.al, shkencëtarja e njohur ka shpjeguar në mënyrë më të detajuar prioritetet e IQOS, në raport me cigaren. “Ne dimë se shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen si kanceri në mushkëri apo sëmundjet kardiovaskulare nuk është nga nikotina, (nikotina shkakton varësi, por jo sëmundje që lidhen me duhanpirjen).

Shkak i këtyre sëmundjeve janë gjithë elemntët e tjerë kimikë që çlirohen kur duhani digjet. Duke prodhuar një pajisje që nuk e djeg duhanin, duke mos prodhuar këta elementë të dëmshëm ose duke i prodhuar në sasi shumë të ulëta, shkencërisht produkti ynë do të jetë shumë më i sigurt për ata që vazhdojnë të pijnë cigare. Të gjitha të dhënat tregojnë se një produkt si IQOS është më i sigurt”. Sipas të dhënave të vërtetuara shkencërisht me pajisjen IQOS mundësohet një reduktim me 90% i këtyre lëndëve kimike të dëmshme për organizmin, çka ka bërë që aktualisht në të gjithë botën të jenë më shumë se 6 milionë persona që përdorin pajisjen IQOS. Si një shkencëtare që beson në fuqinë e shkencës dhe si një grua, që përpara se të hynte në industrinë e Philip Morris ka punuar në teknologjinë farmaceutike, ajo beson dhe shpreson që njerëzit t’i largohen cigareve. Megjithatë, për ata që e kanë të pamundur këtë hap, Znj. Gilchrist bashkë me skuadrën e saj, përpiqet të punojë për të reduktuar rreziqet në organizëm.

Duke folur për vizionin që ajo ka në kompani, teksa e pyesim për pikat e takimit që mund të ketë një teknologji farmaceutike me një industri të duhanpirjes, ajo shprehet se e ka patur shumë të vështirë marrjen e vendimit 13 vite më parë. “Ishte kaq e vështirë të merrja vendimin, duke ardhur nga kompania farmaceutike në një kompani duhani. Por kisha vizionin për të adresuar problemin që produktet e duhanit shkaktojnë. Kisha vizionin për të sjellë në industrinë e duhanit alternativa shumë të mira. Sot pas 13 vitesh, kjo kompani ka shumë më tepër ngjashmëri me një kompani farmaceutike”. Por cila do të jetë e ardhmja e duhanprijes: a do të zëvendësojë IQOS cigaren tradicionale? Shkencëtarja e njohur beson se në terma afatmesëm apo afatgjatë, pajisjet do të zëvendësojnë krejtësisht cigaren, por për këtë duhet ndihmë.

Opinion.al/