I adhurojmë të gjithë, por e dini çfarë ndodh me fustanet që veshin VIP-at në Tapetin e Kuq?

Për dizajnerët, Tapeti i Kuq është një ndër momentet e duhur për të promovuar punën e tyre. Në fakt, disa dizajnerë u japin aktorëve, këngëtarëve ose njerëzve të tjerë të famshëm e me shumë ndikim shuma marramendëse vetëm e vetëm që ata të përdorin veshjet dhe aksesorët e tyre. Disa të famshëm të tjerë lejohen të marrin hua fustane, çanta dhe bizhuteri – sigurisht falas – në rast se pranojnë që të përmendin emrin e shtëpisë së modës/dizajnerit.Por çfarë ndodh me veshjet e shtrenjta që bëhen kryefjala e medias? A vendosen ato në dollap dhe nuk vishen më kurrë, apo shtëpitë e modës i lajnë, i hekurosin dhe parfumosin dhe i shesin sërish? Në raste të rralla, dizajnerët ia dhurojnë veshjet VIP-ave. Për shembull, fustani i gjelbërt që Jennifer Lopez veshi në Grammy 2000 është ende në dollapin e saj, pasi Versace e konsideroi një moment epik ndaj vendosi t’ia falte J Lo-së si kujtim.Shtëpitë e mëdha të modës si Dior, Louis Vuitton dhe Chanel i marrin sërish fustanet për t’i vendosur në arkivat e tyre. Nga këto shtëpi mode, vështirë të shohësh që një fustan që parakaloi tapetin e kuq të Oscars të dalë në shitje.

/Tring/