Uragani “Irma” doli jashtë çdo parashikimi fillestar, duke u bërë një nga eventet natyrore më shkatërruese që mbahet mend në historinë moderne. Pasi la shkatërrim në Ishujtë Karaibe dhe në Florida, vazhdoi rrugëtimin e tij të pa ndalshëm drejt pjesës më qëndrore të Amerikës.

Advertisement

Të panumërta dëmet e shkaktuara, aq sa është e pamundur të përcaktohet me saktësi se sa kohë do nevojitet për t’u rikthyer në normalitet. Fuqja shkatërruese nuk kurseu as shtëpinë e dy artistëve shumë të dashur për shqiptarët.

Bëhet fjalë për aktoren Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayışman.

 

Kishim parë shpesh herë çiftin e dashuruar të udhëtonte drejtë Amerikës, siç dëshmojnë dhe shumë fotografi të tyre në rrjetet sociale.

Mediat turke raportuan se aktori i mirëpaguar Sayışman, kishte blerë në periudhën e fundit dy shtëpi në qytetin e Miami-t. Njëra nga vilat, kishte një vlerë prej 385 mijë dollar ndërsa tjetra, 210 mijë dollar.

Fatmirësisht vetëm njëra prej banesave ka pësuar dëme të rënda siç raportojnë dhe burimet jo zyrtare në Turqi.