Skandali seksual i regjisorit Weinstein disa javë më parë tronditi botën e kinematografisë, dhe jo vetëm.

Por, ky skandal gjithashtu duket se i dha zemër shumë personave të tjerë, të njohur dhe të panjohur, për të treguar të vërtetat tronditëse nga jeta e tyre. Në këntë mënyrë ka dalë në dritë një tjetër skandal seksual që përfshin një tjetër regjisor me emër në lagjen më të famshëm të Los Angeles-it.

Advertisement

Bëhet fjalë për 73-vjeçarin James Toback, i cili është akuzuar nga më shumë se 30 vajza për ngacmim seksual këtë dekadë. Sipas “Los Angeles Times”, Tobac merrte 20-vjeçare dhe u ofronte famë e karrierë në këmbim të favoreve seksuale. Jo vetëm kaq, por gjatë provimeve ai bënte pyetje poshtëruese e fyese e madje, kryente vepra të turpshme në sy të tyre.

Ama, James i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se 22 vitet e fundit ka qenë biologjikisht i paaftë për të kryer veprime të tilla për shkak të diabetit.