Kohët e fundit flietet kudo për ngacmimet seksuale në vendin e punës. Kjo problematikë u përhap në masë pas skandalit që “plasi” në Hollywood” me regjisorin Harvey Weinstein.

Kujt ja merrte mendja që dhe e ftuara e kësaj të premteje në emisionin “You & Me” në NRG Radio, Ori Nebijaj kishte një histori për të treguar për ngacmimin seksual në media?!

Advertisement

Këtë na e ka treguar me shumë sportivitet vetë moderatorja e “Wake Up”. Mbi të gjitha ajo tregon se në politikë nuk ngacmojnë vetëm meshkujt, por edhe femrat.

“Kudo meshkujt me një farë pozite mendojnë se mund të të blejnë. Kjo ndodh shpesh për hir të së vërtetës. Në politikë për fatin tim të mirë nuk kam hasur asnjë problem të tillë. Në media në fakt më ka ndodhur një herë, që jam vënë në siklet, por me një përgjigje shumë sportive, siç më ka hije mua, e kam çuar në vend dhe vazhdova punën time. Ngacmime te tilla nuk i bëjnë vetëm meshkujt, në politikë përshembull e bëjnë edhe femrat”, u shpreh ish/zëdhënësja për shtyp e PD-së.

Por, historitë e Orit nuk mbarojnë me kaq! Ajo tregoi që jo vetëm është ngacmuar seksualisht, por edhe është tradhëtuar nga ish i dashuri, dhe këtë tradhëti e ka zbuluar po vetë.

“Me krenarinë më të madhe e them se nuk kam tradhëtuar asnjëherë. Është një pushtet shumë i madh të dalësh më ballin lart. Por, kam zbuluar shumë tradhëti. Madje kam kapur një djalë që me tradhëtonte, dhe jam kënaqur që unë dola me sukses, dhe plani im përfundoi ashtu siç e kisha menduar. Thjeshtë i thash maskara! Tradhëtar! Kaq! Ça ti bëja? Ta rrihja?”, tregoi me të qeshur Ori.