Oprah Winfrey fiton 70 milionë në një ditë

Weight Watchers me siguri është një nga gjërat e preferuara të Oprah Winfrey.
Pasi ajo tregoi se do të investonte në kompaninë dietike, të ardhurat iu rritën në mënyrë të ndjeshme, për të qenë më të saktë, me 70 milionë dollarë.
“Besoj kaq shumë në programin @weightwatchers sa që kam vendosur të investoj në të dhe të jem pjesë e Bordit, dhe pjesë e evolucionit të familjes #wwfamily”, ka shkruar Oprah në Twitter.
Sipas kompanisë, Winfrey ka blerë 10 përqind të aksioneve të kompanisë.
Në një kohë që fitimet e saj ditore janë marramëndëse për shumë prej nesh, ato sipas Forbes, janë të pallogaritshme nëse krahasohen me vlerën e vërtetë të ëinfrey, që arrin në 3 miliardë dollarë.

Advertisement