Një tjetër gafë në ‘Golden Globes’, prezantuesja ngatërron emrin e fituesit

Eventi ‘Golden Globes’ është një nga eventet më të rëndësishme të vitit, por asnjëherë nuk mungojnë gabimet. Prezantuesja, Amber Heard, gjatë ndarjes së çmimit ‘Aktori më i mirë i serialeve’ ngatërroi emrin e fituesit. Ajo i drejtohet aktorit me emrin Daniel, në vend të Darren. Kjo gjë është komentuar shumë nga portalet, por edhe nga njerëzit e thjeshtë në mediat e tyre sociale. Gabime të tilla kanë ndodhur edhe më parë, pasi aktori John Travolta ka bërë një gafë të tillë duke thënë Adele Dazeem në vend të Idina Menzel. /WHO/

DwSwENFXgAI35Rh-1-683x1024

Advertisement