Kim, xheloze për motrën e vogël

Kim Kardashian po pret me padurim që të lindë fëmijën e dytë në mënyrë që të rikthehet në qendër të vëmendjes.

Portali Hollywood Life shkruan se ylli i reality ndihet xheloze për motrën e vogël Kylie Jenner, e cila ka pushtuar faqet e mediave rozë me stilin e veçantë, tualetin ekstrem, e buzët e fryra.

Advertisement

Një burim tha për portalin se Kim nuk e priste që të ishtë 18 – vjeçarja Kylie ajo që do ta linte në hije. Por 34 – vjeçarja është optimiste se pas lindjes, do të jetë sërish “mbretëreshë”.

“Hera e fundit që fama dhe popullariteti i Kim u rrezikuan ishte kur u divorcua nga Kris Humphries. Ajo nuk ishte më në qendër të vëmendjes. Por me martesën me Kanye West dhe lindjen e vajzës së tyre North, Kim ka qenë gjatë gjithë kohës kryefjala e mediave ndërkombëtare”, tha burimi për Hollywood Life.