Pas Dafina Zeqirit, është një tjetër këngëtare shqiptare që do të bashkëpunojë me rreperin e njohur French Montana. Era Istrefi ka bërë të ditur nëpërmjet llogarisë së saj në “Instagram” se së shpejti do të publikohet projekti i saj më i ri muzikor në bashkëpunim më këngëtarin dhe producentin amerikano-maroken.

Advertisement

Duhet të jetë vërtet një privilegj të punosh me një artist të famshëm ndërkombëtar, i cili ka bashkëpunuar me yje të mëdhenj si Miley Cyrus, Chris Brown, The Weekend etj.

 

Rruga e nisur në Shqipëri dhe Kosovë me hitin “BonBon” duket se po ecën mjaft mirë dhe me sukses për Era Istrefin.