Emri i veçantë i vajzës së Linda Halimit

Këngëtarja e famshme kosovare Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë, megjithatë shtatzëninë e mbajti të fshehtë nga publiku. Madje as nuk e ka dhënë vet lajmin se është bërë nënë.

Ajo dhe i dashuri i saj Davon Edwards, janë bërë prindër të një vajze ndërsa emrin ia kanë lënë tejet të veçantë

Kaimana është emri i vogëlushes së çiftit, ndërsa si emër rrjedh nga gjuha havaiane që do të thotë “fuqia e oqeanit”. Bashkëshorti i këngëtares njoftoi se shtatzënia e Lindës ka qenë e mirë dhe e shpejtë.

53625654_2532281723508511_6838588512288112640_n

“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar t’ju njoftojmë se vajza jonë e parë erdhi në jetë. Jemi absolutisht në dashuri me të dhe mezi po presim ta dërgojmë në shtëpi”, ka thënë Edwards.