Dasma 20 milionë paund e Yeung

Aktorja, modelja dhe këngëtarja kineze Angela Yeung, e njohur ndryshe edhe si “Angelababy” apo Kim Kardashian kineze, është martuar me një ceremoni përrallore me aktorin Huang Xiamonig në Shangai.

Dasma e yllit aziatik ka kushtuar 20 milionë paund, dhe është shoqëruar me një tortë 3 metra të gjatë dhe 2000 të ftuar. Ndërsa, nuk mund të mungonte fustani, për të cilin është punuar 5 muaj nga “Dior”.

Advertisement

Yeung mori për ditën e madhe edhe një unazë me diamant 6-karat, që besohet se kushton 1 milion paund. Po ashtu, e gjitha ceremonia është transmetuar online.

Ndërsa, në ekranet e mëdha në “Shanghai Exhibition Center” ku po mbahej dasma, është shfaqur ceremonia private e celebrimit që u mbajt para 5 muajsh, ku çifti u betua për dashuri të përjetshme.

Për tortën gjigande është punuar 1 muaj.