Përpos intervistave të herë pas herëshme, temave të nxehta që diskutohen me publikun dhe informacioneve të ndryshme, tani më është kthyer në traditë që në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” të jepen dhe lajme ekskluzive për personazhe të ndryshme publike.

Zbulimi i rradhës që bënë tre tre prezantuesit e mëngjesit kishte të bënte me disa lëvizje moderatorësh nga njëri televizion në tjetrin. E kemi fjalën për prezantuesen e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV, Eneida Xhelilin, e cila prezanton dhe rubrikën e njohur për të gjithë “Të gatuajmë me zonjën Tefta”. Ajo do të largohet nga ky televizion dhe vendin e saj do ta zënë dy personazhe të njohur për ju.

Advertisement

Besojmë se të gjithë e njihni Alban Mustën nëse keni ndjekur të paktën një herë emisonin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku këtë sezon nuk erdhi më si moderator, por si “PR” i një prej sponsorëve të këtij programi. Së shpejti Albani do ti rikthehet sërish moderimit, duke zvëndësuar Eneidën në “Rreze Dielli”. Por, surpriza nuk mbaron me kaq…

Albani nuk do ta prezantojë vetëm me zonjën Tefta emisionin, dhe për këtë arsye lëvizja e rradhës do të bëhet nga TVSH në Report TV. Moderatorja e pasdites blu të së hënës, “Pasditja ime” në TVSH, Erjona Rusi do t’i ribashkohet stafit të vjetër në Report TV, por këtë herë krah Alban Mustës duke zënë vendin e Eneida Xhelilit.