​Ata na treguan se janë një nga familjet më të adhuruara nga publiku shqiptar.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj publikuan dy ditë më parë një këngë, “Dhurata”, kushtuar vajzës së tyre me rastin e dy vjetorit të lindjes, që u shndërua në përfaqësuesen më të mirë të shumë prindërve. Fansat kanë bërë urime pafund në adresat e Miriamit dhe Albanit, por ai që veçohet është komenti i moderatores Alketa Vejsiu, e cila si gjithmonë nuk ka kursyer fjalët e vyera.

Advertisement

“Them qe emri juaj duhet te ekzistoje edhe ne formen e nje ilaçi ne farmaci. Shpirti me eshte mbushur plot plot. 3 si ju nuk ka. Love you. Puro Emocion Dritherues. Zoti t’ju mbroje si nje krijim te persosur”, -shkruan Alketa në komentin e saj krah postimit të Miriamit.

Veç miqësisë jashtë ekranit ata kanë sjellë së bashku disa programe televizive mjaft të sukseshme dhe të dashura për publikun shqiptar. Miriami dhe Albani kanë qenë pjesë e talent show-t “X-Factor” të moderuar nga Alketa.