Libi – Rrëzohet avioni me 105 persona

104 persona dyshohet se kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti ajror pranë aeroportit të Tripolit në Libi.

Shqipëri – Moti sot, 11 Maj 2010

Mëngjesi i së martës ka nisur me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Veri dhe Qendër por me mot tërësisht të kthjellët në Jug të vendit.

Tiranë – Presidenti diskuton për situatën politike me Uithers dhe Montobio

Mes kreut të shtetit, Bamir Topi, ambasadorit amerikan John Uithers dhe atij spanjoll Manuel Montobio është diskutuar rreth situatës së fundit politike në vend, përpjekjeve, mundësive e rrugëve kushtetuese dhe institucionale për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë dhe normalizuar gjendjen.

Tiranë – Tjetër grevist në gjendje të rëndë

Në ditën e 11-të të grevës së urisë që po zhvillohet në cadrat e ngritura para kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjendja e një tjetër protestuesi është rënduar, duke e detyruar të lerë grevën dhe ti drejtohet urgjencës.

Elbasan – Ministri i Arsimit në shkollën ku ndodhën dy vrasjet

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj është nisur sot, në mënyrë urgjente në Elbasan për në shkollën ku ndodhi vrasja e dy të rinjve.