Tiranë – Brace, shitja e Hotel “Dajtit” tregon që arka është bosh

Partia Socialiste ka reaguar sot pas vendimit për shitjen e hotel “Dajtit” me vlerë 30 milionë euro Bankës së Shqipërisë, duke deklaruar se operacioni i blerjes është i pajustifikuar dhe shpërdorim i parave të BSH-së.

Tiranë – Pritet emërimi i drejtorit të ri të tatimeve

Gazmir Spahia, ish-drejtor i Doganës në Vlorë pritet të kryejë gjatë ditës së sotme prezantimin si drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve.

Serbi – Vershbou, SHBA kundër ndarjes së Kosovës

Ndihmës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Alexander Vershbou, i cili ndodhet për vizitë në Beograd, ka deklaruar se SHBA-të kundërshtojnë ndarjen e Kosovës.

Evropë – BQE, alarm për rritjen e papunësisë

Papunësia mund të rritet akoma në zonën euro. Alarmi është lëshuar nga Banka Qëndrore Evropiane në botimin e saj mujor.

Afrikë – Shtyhet vendimi për pakësimin e trupave të OKB

Shtyhet për dy javë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vendimi për pakësimin e kontigjentit të OKB-së të vendosur aktualisht në Çad dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, në afërsi të kufirit me provincën sudaneze të Darfurit.