Tiranë – Bosch, palët të pranojnë kompromisin

Diplomacia ka hequr dorë nga qëndrimi neutral në lidhje me situatën politike duke kërkuar në mënyrë të prerë gjetjen e kompromisit.

Tiranë – Meta, situata nuk është në interes të vendit

Numri dy i qeverisë shqiptare, Ilir Meta deklaroi se mazhoranca ka vullnet që të marrë në konsideratë kërkesat e opozitës, në mënyrë konstruktive midis transparencës dhe Kushtetutës.

Tiranë – Lë grevën protestuesi i 33-të

Ferit Leka, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Elbasanit Agim Leka, është protestuesi i 33-të që ndërpret grevën e urisë për shkak të keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Kosovë – Samit me Presidentët e Ballkanit

Muajin e ardhshëm në Prizren është parashikuar të zhvillohet një samit që do të mbledhë presidentët e disa vendeve të Ballkanit.

Kirgiztan – Qeveria e përkohshme rimerr pushtetin

Qeveria e përkohshme në Kirgizstan thotë se ka rimarrë nën kontroll ndërtesat administrative në qytetin jugor të Oshit.