Kosovë – “Vetëvendosje” kritikon ministrin Rexhepi

Lëvizja “Vetëvendosje” kritikoi ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi për shkak të vizitës që ai bëri në Shkup pas vrasjes së katër shqiptarëve nga ana e njësive speciale maqedonase.

Afganistan – Rrëzohet avioni me 43 pasagjerë

Një avion afgan i linjës "Pamir Airuays" me 43 persona në bord, 5 anëtarë të ekuipazhit dhe 38 pasagjerë, 6 prej të cilëve të huaj, është rrëzuar në zonën e Salang, 100 kilometra larg Kabulit.

Evropë – Reja vullkanike anullon 1 mijë fluturime

Reja vullkanike që po mbulon qiejt e Europës, deri tani ka shkaktuar anulimin e rreth 1 mijë fluturimeve.

Tiranë – Greva e urisë në ditën e 17

Greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre, e iniciuar që nga mbrëmja e 30 prillit poshtë godinës së Kryeministrisë, ka hyrë sot në ditën e saj të shtatëmbëdhjetë.

Tiranë – Viziton vendin nobelistik turk Pamuk

Mbërrin sot në Shqipëri për një vizitë dy-ditore shkrimtari turk Orhan Pamuk, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006.