Tiranë – 170 pyetje të reja nga KE për Shqipërinë

Komisioni Europian ka kërkuar nga qeveria shqiptare përgjigjen e 170 pyetjeve të reja që kanë të bëjnë me Pyetësorin për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Tiranë – Komisioni i Ligjeve aprovon kandidatët për në Kushtetuese

Komisioni i Ligjeve kalon tre kandidaturat e dekretuara nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kosovë – Hyseni, nuk do të negociojmë për statusin

Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka deklaruar në seancën e zhvilluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se Kosova nuk do të negociojë më për statusin e saj.

SHBA – Komision hetues për derdhjen e naftës

Presidenti amerikan Barack Obama do të ngrejë një komision për të hetuar derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Tiranë – Grevisti i 55-të largohet nga cadrat

Një mbështetës i opozitës është detyruar të braktisë mëngjesin e sotëm cadrat ku po zhvillohet greva e urisë, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.